Lifestyle

Ambientalistët ndihmë DiCaprios për shpëtimin e Bajkalit

Uashington, 23 korrik – Ambientalistët rusë kanë ”pushtuar” llogarinë e Instagramit të aktorit të njohur Leonardo DiCaprio, i angazhuar për mbrojtjen e mjedisit, duke i kërkuar atij që të shpëtojë liqenin më të vjetër dhe më të thellë në botë, shkruan e përditshmja britanike ”The Guardian”.

“Levushka, ruaj Bajkalin tonë, ua kërkojmë vëllazërisht në emër të gjithë Rusisë”, lexohet në mesazhin ku ekologët e thërrasin yllin e kinemasë në versionin rus të emrit të tij.

Liqeni Bajkal në Siberi është shpallur trashëgimi e UNESCO-s. Ekologët pohojnë se liqeni rrezikohet nga ndotja dhe gjuetia e paligjshme.

DiCaprio, 44 ​​vjeç, ka dhuruar miliona dollarë vitet e fundit për mjedisin nëpërmjet themelimit të një fondacionit të krijuar prej tij, në vitin 1998.

DiCaprio ka thënë se është gjysmë rus, pasi kishte pasur dy gjyshër nga ai vend/ansa.