Lifestyle

Samsung planifikon syze të realitetit të shtuar me palosje

Samsung aplikoi pranë Zyrës Amerikane për Patentat dhe Markat Tregtare për një pajisje me palosje që ngjajnë me syze të realitetit të shtuar.

Telefonë me palosje? Pse të mos kemi edhe syze me palosje. Ky është plani i Samsung sipas të dhënave që ofrojnë disa patenta për të cilat ka aplikuar gjiganti Korean.

Samsung aplikoi pranë Zyrës Amerikane për Patentat dhe Markat Tregtare për një pajisje me palosje që ngjajnë me syze të realitetit të shtuar dhe korniza më të trasha që mund të përmbajnë komponentë elektronikë.

Ky është vetëm një prototip i parë dhe dizajni final mund të jetë shumë ndryshme. Kur hapen syzet automatikisht ndizen.

Kur hapen, projektori i vendosur në xhamin e syzeve do të rrezatojë imazhe në fushëpamjen e përdoruesit.

Duke qenë se është vetëm një aplikim patente, mund që të mos marrë formë kurrë. Samsung në aplikimin për patentë nuk diskutoi rreth specifikave të komponentëve që ka planifikuar të përdorë.

Kompania dha procesorët ARM si shembull por mbetet për t'u parë nëse Samsung do të shtyjë përpara zhvillimin e këtij produkti. /PCWorld.al/

{gallery}