Leximi veror. Aq shumë pritje dhe ankth ngërthehet brenda këtyre dy fjalëve! Ende pa e pasur mundësinë për t’ia mësyrë bregdetit, emisionet e mëngjesit, revistat dhe uebfaqet po na bombardonin me “Leximet në plazh” dhe “Listat e leximit gjatë verës”.
Krahas tyre, libraritë po përgatisnin vitrinat, me libra me ngjyra ndezëse. Sapo e hapi emailin tim, një frymë e ngjashme më përcjell, me porosi të dërguara për “librin e përkryer veror”, “trilerin e verës” dhe “librat më të mirë për plazh”. Sidoqoftë, nuk ka ndonjë konsensus kulturor nëse leximi gjatë verës është “gjë”, shkruan sot Koha Ditore.
“Termi është aq i gjithëpranishëm, saqë definicionet e tij janë pika të mospajtimeve”, ka shkruar Michelle Dean në “The Guardian” më 2016. Autorëve jodomosdoshmërisht u pëlqen një kategori e tillë.
Për secilin autor që e mbështet këtë term, siç shkruan Allison Duncan në “Vulture”, “ka një autor tjetër, skeptik rreth një zhanri që konsiderohet sipërfaqësor”. Taffy Brodesser-Akner, autorja e novelës “Fleishman is in Trouble” rishtazi ka shprehur habi në Twitter se përse libri i saj po cilësohej “lexim plazhi”. “Jam e habitur rreth asaj se përse duhet të ndryshojë preferenca jonë, varësisht nga vendndodhja apo stina”, shkruan ajo.
“Books for Idle Hourse”, një histori e re e akademikes Donna Harrington Lueker, trajton si shpikjen e “leximit veror”, ashtu edhe mbështetjen prej masave. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, urbanizimi dhe industrializmi i dhanë verës një peshë të re – kjo stinë ta jepte mundësinë që të ikje prej qytetit përcëllues, të stërmbushur dhe të rilidheshe me natyrën. Anijet dhe hekurudhat e bënë më të qasshme ikjen për pushime...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)