Leximi veror. Aq shumë pritje dhe ankth ngërthehet brenda këtyre dy fjalëve! Ende pa e pasur mundësinë për t’ia mësyrë bregdetit, emisionet e mëngjesit, revistat dhe uebfaqet po na bombardonin me “Leximet në plazh” dhe “Listat e leximit gjatë verës”.
Krahas tyre, libraritë po përgatisnin vitrinat, me libra me ngjyra ndezëse. Sapo e hapi emailin tim, një frymë e ngjashme më përcjell, me porosi të dërguara për “librin e përkryer veror”, “trilerin e verës” dhe “librat më të mirë për plazh”. Sidoqoftë, nuk ka ndonjë konsensus kulturor nëse leximi gjatë verës është “gjë”, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Termi është aq i gjithëpranishëm, saqë definicionet e tij janë pika të mospajtimeve”, ka shkruar Michelle Dean në “The Guardian” më 2016. Autorëve jodomosdoshmërisht u pëlqen një kategori e tillë.
Për secilin autor që e mbështet këtë term, siç shkruan Allison Duncan në “Vulture”, “ka një autor tjetër, skeptik rreth një zhanri që konsiderohet sipërfaqësor”. Taffy Brodesser-Akner, autorja e novelës “Fleishman is in Trouble” rishtazi ka shprehur habi në Twitter se përse libri i saj po cilësohej “lexim plazhi”. “Jam e habitur rreth asaj se përse duhet të ndryshojë preferenca jonë, varësisht nga vendndodhja apo stina”, shkruan ajo.
“Books for Idle Hourse”, një histori e re e akademikes Donna Harrington Lueker, trajton si shpikjen e “leximit veror”, ashtu edhe mbështetjen prej masave. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, urbanizimi dhe industrializmi i dhanë verës një peshë të re – kjo stinë ta jepte mundësinë që të ikje prej qytetit përcëllues, të stërmbushur dhe të rilidheshe me natyrën. Anijet dhe hekurudhat e bënë më të qasshme ikjen për pushime...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)