Shenjat që tregojnë se jeni me depresion Foto: Ilustrim

Shenjat që tregojnë se jeni me depresion

20 May 2019 14:59

Një në pesë vetë do të përballet me depresionin në një pikë në jetën e tyre.

Depresioni mund të shprehet në mënyra të ndryshme, andaj është e rëndësishme të dini se cilat janë treguesit themelorë të kësaj sëmundjeje. Psikologët pohojnë se gratë dhe burrat shprehin depresionin në mënyra të ndryshme.

Ndërsa burrat shpesh përballen me pagjumësi, gratë zakonisht flenë më shumë. Njerëzit humbin oreksin, ndërsa gratë zakonisht hanë shumë më tepër dhe shpesh përballen me një ndjenjë të fortë të fajit.

në situata të caktuara, mund të jetë edhe anasjelltas. E gjitha varet nga mënyra se si organizmi dhe hormonet tona ndikojnë në emocione dhe situata të caktuara jetësore.

Një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme mund të jenë shenjë se jeni në depresion.

Gjumë i çrregulluar

Mungesa e përqendrimit

Ndjenja e pashpresë dhe e pafuqisë

Një ndjenjë e zakonshme e lodhjes dhe mungesës së energjisë

Rritja e mos tolerancës, mungesa e durimit dhe tendenca për të ndezur shqetësimin dhe nervozizmin

Ndryshimet në të ushqyerit

Mendimi se jeta nuk ia vlen përpjekjen janë shenja të depresionit të rëndë

Depresioni është një sëmundje potencialisht serioze dhe nevojitet kohë për ta diagnostikuar dhe trajtuar në mënyrë të përshtatshme. Nëse mendoni se jeni në depresion ose keni më shumë se një nga simptomat e renditura këtu, bëni një vizitë te psikologu dhe filloni të merreni me problemin, transmeton KosovaPress.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme