Lifestyle

Më shumë se gjysma e shqiptarëve të stresuar

Shqipëria është një vend ku ka shumë probleme, që nga ato ekonomike dhe deri te siguria. Nisur nga ky fakt shqiptarët kanë shumë arsye për të qenë të stresuar.

Edhe raporti i fundit i Gallupit e ka nxjerrë Shqipërinë si një nga vendet ku niveli i stresit është i madh. Referuar rezultateve të anketës, 55 % e shqiptarëve përjetojnë stres të madh.

Norma është 20 % mbi mesataren globale. Në listë ne jemi të katërtit dhe lëmë pas Tanzaninë, Filipinet dhe Greqinë, e cila renditet në vendin e parë.

Po në të njëjtin niveli me Shqipërinë janë Irani, Sri Lanka dhe ShBA-të. Nga analiza e 140 shteteve, Greqia rezulton të ketë 59% të popullsisë të stresuar.

Përsa i përket vendeve më pak të stresuara, janë ato të Amerikës Latine, ku mund të përmendim Paraguain, Panamanë dhe Hondurasin.

Sipas Gallup, njerëzit sot në botë janë më të stresuar se më parë, për shkak të disa faktorëve si mosha apo pagat/K.J.