Lifestyle

Studiuesi kinez vendos gjenet njerëzore në trurin e majmunit

Descriptive Text

Një studiues kinez që udhëhoqi hulumtimin për vendosjen e gjeneve njerëzore në trurin e majmunëve, ka mbrojtur eksperimentin e tij, që ka ndarë në pikëpamje komunitetin shkencor.

Hulumtimi, i ndërmarrë nga disa universitete dhe i udhëhequr nga Instituti i Zoologjisë Kunming, në Kinën Jugperëndimore, kishte si qëllim të hidhte më shumë dritë mbi procesin evolutiv që çon në inteligjencën njerëzore.

Sipas studiuesit Su Bing, në planin afatgjatë një hulumtim i tillë do të sigurojë një informacion të vlefshëm për analizën e etiologjisë dhe trajtimit të sëmundjeve të trurit si për shembull autizmi, të shkaktuar nga zhvillimi jo normal i trurit.

Por shkencëtarët perëndimorë që kanë debatuar gjatë për etikën e eksperimenteve transgjenike mbi majmunët janë shprehur se eksperimenti i çon kërkuesit në një rrugë të rrezikshme.

Por pavarësisht kritikave, shkencëtari kinez Su ka deklaruar se hulumtimi do të vazhdojë, pasi sipas tij eksperimenti po gjykohet padrejtësisht.

Në studimin e 2019-ës, hulumtuesit kinezë krijuan majmunin transgjinor, tek i cili vendosën gjene të njeriut, për të parë si do të zhvillohej truri i njeriut tek majmuni.

Shkencëtarët kanë identifikuar disa gjene të njeriut që lidhen me madhësinë e trurit të majmunit, MCPH1 është një gjen që shihet gjatë zhvillimit të trurit në fetus.

Ky gjen mund të çojë në mikrocefali, një çrregullim karakteristik në tru.

Studimi gjithashtu zbuloi se majmunët transgjenik shfaqën kujtesë më të mirë afatshkurtër dhe kohë më të shkurtër reagimi në krahasim me majmunët e egër./oranews