1 perditesime
22:55

Neziri promovon shafranin shqiptar nëpër botë

Faruk Neziri, kuzhinieri shqiptar i cili në vitin 2016 hapi restorantin e tij në Graz të Austrisë, ishte i ftuari i javës në emisionin JETA.

Për JETA të KTV-së, Neziri tregoi se si në botë po e promovon shafranin shqiptar.

Ai në Prishtinë kishte përgatitur një rizoto me këtë shafran, e i cili ishte pëlqyer shumë nga vendasit.

Ndiqeni intervistën e tij për KTV-në:

21:43

Kuzhinieri shqiptar ndër më të mirët në botë rrëfehet në JETA

Faruk Neziri me prejardhje nga Çegrani i Gostivarit sot konsiderohet ndër kuzhinierët më të mirë në botë.

Ai në vitin 2012 në Itali u zgjodh kuzhinieri më i mirë sa i përket përgatitjes së peshkut dhe frutave të detit.

Në Prishtinë qëndroi dy ditë ku edhe gatoi në Emerald Hotel për mysafirët.

Në JETA të KTV-së ai erdhi me rrëfimin ekskluziv: