AKPPM-ja tërheq njëlloj viagre nga tregu kosovar Foto: Ilustrim

AKPPM-ja tërheq njëlloj viagre nga tregu kosovar

14 March 2019 15:44

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka konfirmuar se ka tërhequr nga tregu kosovar njëlloj viagre.

“Ju njoftojmë se produkti bio-sutra me substancë aktive sildenafil citrat, 100 mg xhel oral (me shtatë shije të ndryshme) me numër serik BSJ 817, prodhues Swiss Parenterals PVT, LTD është sjellë nga Inspektoriati Farmaceutik si produkt i rregullt nga tregu në Laboratorin Zyrtar për Kontroll të Cilësisë”, bën të ditur AKPPM, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se gjatë testimit laboratorik janë fituar rezultate mikrobiologjike të cilat kanë rezultuar jashtë limiteve të lejuara farmakopeale si dhe deklarimeve të prodhuesit.

Prandaj produkti i lartëcekur është raportuar si produkt jashtë specifikave të lejuara,

AKPPM, si autoritet kompetent, ka ndërmarrë vendim për tërheqjen nga tregu të kësaj serie.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme