Lifestyle

Ushqimet që rrisin rrezikun nga sëmundjet vdekjeprurëse

Konsumi i ushqimeve të shpejta si hamburgerët dhe picat rrisin rrezikun nga sëmundjet vdekjeprurëse, shkruan Daily Mail.

Në një studim të fundit nga Universiteti Sorbonne i Parisit, i cili përfshinte 45,000 njerëz të moshës së mesme, është gjetur se konsumimi i shumë hamburgerëve, picave, biskotave dhe ëmbëlsirave mund të shkurtojnë jetën tuaj, transmeton KP.

Vdekjet nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera shoqërohen me konsumimin e "ushqimeve ultra të përpunuara".

Në ushqimet problematike përfshihen patatet e skuqura, buka e bardhë, salsiçet, drithërat e ëmbla dhe pijet e gazuara.

Ushqimi i shpejtë përmban një sasi të madhe yndyre, yndyre të ngopur dhe sheqer, si dhe aditiv të diskutueshëm si nitrat natriumi dhe oksid titani.

Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se ky ushqim është i pasur me yndyra, dhe i dobët në fibra, shkakton presionin e lartë të gjakut dhe kancerin.

Gjithashtu, ëmbëltuesit artificialë, të cilët janë të pranishëm në ushqime të shpejta, rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe çrregullimeve të tjera metabolike që janë shkaqet kryesore të vdekjes së parakohshme.