Lifestyle

Pse gratë shtatzëna duhet të flenë në anën e majtë

Pse gratë shtatzëna duhet të flenë në anën e majtë

Gjatë 9 muajve të shtatzënisë shumë veprime që më parë i bënit me sy mbyllur, në këtë periudhë ju duken gjërat më të pamundura. E meqë jemi tek veprimet që i bënit me sy mbyllur, nuk po shkojmë më tej se kuptimi i parë i kësaj shprehje, e po qëndrojmë pikërisht tek gjumi.

Nëse më përpara gjumi ju vinte sapo vendosnit kokën në jastëk, gjatë shtatzënisë shumë femra vuajnë nga pagjumësia. Për të shmangur këtë problem duhet të dini që ana e majtë do t’ju sigurojë orë të plot dhe të qeta gjumi.