Lifestyle

Trurin nuk e dëmton stresi, por përgjigjet emocionale

Sipas uebfaqes së njohur për shëndetësi, Health, nuk është vetë stresi ai që dëmton shëndetin e trurit, por përgjigjet emocionale që vijnë me të.

Ky është përfundimi që ka dalë nga një studim i Universitetit Shtetëror të Oregonit, që ka analizuar shqetësime tipike të jetës së përditshme, siç është pritja e gjatë në radhë për vizitë te mjeku ose bllokimi i trafikut në autostradë.