Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni shumë karota

Nëse hani shumë karota, lëkura juaj mund të marrë ngjyrë portokalli!!!

Me këtë përfundim ka dalë Universiteti i Kalifornisë Santa Barbara, që thotë se ky fenomen quhet karotenemia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngjyrosja e lëkurës ndodh më shumë në pëllëmbën e dorës dhe në shputën e këmbës. Që të ndodhë kjo, duhet të hani shumë karota gjatë ditës.

Në fakt, te bebet vihet re më shumë karotenemia, sidomos kur nisin të hanë ushqim të vërtetë dhe karotat janë ushqimi klasik i bebeve.

Është e vështirë që ndryshimi i ngjyrës së lëkurës të ndodhë tek të rriturit, pasi beta-karoteni i karotave shndërrohet në vitaminë A në organizëm, por, nëse ndodh që të ktheheni në portokalli, mjafton që të ulni konsumin e karotës dhe gjithçka do të jetë si më parë.

Gjithsesi, mos hiqni dorë nga karotat pasi janë të mira për sytë, lëkurën dhe flokët.