Lifestyle

Para çdo diete duhet kujdes për shëndetin mendor

Ne e dimë që ushqimi ndikon tek trupi ynë, por a ka një impakt të fuqishëm edhe në mendjen tonë? Ndërsa roli i dietës dhe lëndëve ushqyese në shëndetin fizik është i pamohueshëm, influenca e faktorëve dietikë në shëndetin mendor është marrë më pak parasysh.

Shoqata Psikiatrike Amerikane e klasifikon acidin yndyror omega-3 (më së shumti i gjendur tek peshku) si një trajtim plotësues për depresionin. Psikiatrit kohët e fundit kanë nxjerrë studime që përveç mënyrës së jetesës, në shëndetin mendor ndikon edhe ushqimi.

Një grup shkencëtarësh nga Shoqata Ndërkombëtare e Kërkimeve Psikiatrike, argumentojnë se dieta ushqimore është po aq e rëndësishme për psikiatrinë sa për kardiologjinë dhe gastro-enterologjinë.

Me rreth 450 milionë njerëz në mbarë botën që vuajnë nga çrregullimet mendore, një nga autorët e studimit dr. Drew Ramsey përmend rëndësinë e disa lëndëve ushqyese të caktuara për shëndetin e trurit, përfshi acidin yndyror Omega-3, vitamina D, vitamina B, zinku, hekuri dhe magnezi, transmeton kp.

Dietat moderne, të dendura në kalori, kanë tendencën të kenë mangësi të këtyre lëndëve të rëndësishme ushqyese, që mund të kontribuojnë në kushtet e shëndetit mendor. Shumë studime kanë lidhur depresionin me sasi të vogla të vitaminës B, ndërsa mungesa e vitaminës D luan rol në zhvillimin e skizofrenisë tek fëmijët.