Lifestyle

Nëse nuk flini sa duhet mund të rrezikoheni nga goditja në tru

Foto: Ilustrim

Nëse flini më pak se gjashtë orë mund të rrezikoni nga sulmi në zemër ose goditje në tru, paralajmëron një studim i ri.

Hulumtuesit thonë se një gjumë më pak se gjashtë orë rriti rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare deri në 35 për qind krahasuar me ata që flinin në mes të shtatë dhe tetë orë, transmeton KosovaPress.

Mungesa e gjumit shton rrezikun e arteriosklerozës, e cila është një ngritje e pllakës në arteriet e trupit që i shkakton ato të ngushtohen dhe të ngurtësohen.

Ekipi, i udhëhequr nga Qendra Kombëtare spanjolle për Kërkime Kardiovaskulare (CNIC) në Madrid, thotë se gjetjet tregojnë se ndryshimet e orarit të gjumit mund të jenë më të shpejta dhe më të lira sesa trajtimi i sëmundjeve të zemrës me ilaçe të caktuara.

Rreth 4 mijë punonjës të bankave në Spanjë ishin pjesë e studimit të botuar në revistën American College of Cardiology.

Pjesëmarrësit ishin mesatarisht 46-vjeç pa asnjë histori të njohur të sëmundjeve të zemrës nga studimi i CNS-Santander PESA, i cili shikon se si përparon sëmundja kardiovaskulare. Për të matur gjumin, ata mbanin një aktigraf - një pajisje e cila vazhdimisht mat lëvizjen dhe ekspozimin e dritës gjatë shtatë ditëve.

Studiuesit i ndanë pjesëmarrësit në katër grupe: më pak se gjashtë orë gjumë, gjashtë deri në shtatë orë gjumë, shtatë deri në tetë orë gjumë dhe tetë orë ose më shumë gjumë.