Lifestyle

Shkencëtari britanik pretendon se mund të parandalojë zhvillimin e leukemisë te fëmijët

Shkencëtari britanik pretendon se mund të parandalojë zhvillimin e leukemisë te fëmijët
 

Shkencëtari Mel Greaves ka një qëllim shumë të thjeshtë në jetë. Ai është duke u përpjekur për të bërë një pije si kos që do të parandalonte zhvillimin e leukemisë te fëmijët.

Edhe pse shumë nga idetë e tij janë të çuditshme, pasi zakonisht nuk mund të mposhten aq lehtë karcinomat, ai është i bindur se kjo është e mundur, dhe duke marrë parasysh përvojën e tij, idetë e tij kuptohen seriozisht nga studiues të tjerë, shkruan gazeta britanike “The Guardian”.