Uji me limon është një pije që ka shumë përfitime shëndetësore për organizmin.
Sidomos nëse konsumohet në mëngjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto janë disa nga përfitimet shëndetësore që merrni nga kjo përzierje:
Shkëlqim i lëkurës
Dehidratimi kronik mund të lerë lëkurën të thatë, ndaj filloni ditën tuaj me zgjedhjen e duhur “ujë të ngrohtë me limon”, transmeton ksp. Vitamina C luan një rol kritik në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe antioksidantët mund të luftojnë faktorët e plakjes.
Rritje e energjisë
Konsumimi i ujit me limon është një mënyrë e mirë për të hidratuar trupin dhe të realizoni oksigjenimin e gjakut.
Ndikim në detoksifikim
Uji me limon ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta dhe toksinave nga trupi. Acidi citric ndihmon në maksimizimin e enzimave që stimulojnë mëlçinë.
Ujin me limon mund ta pini të ftohtë, apo edhe me të vakët nëse jeni ndër ata që u pëlqen.