“Yjet si Dielli ynë shndrisin rreth nëntë deri në dhjetë miliardë vjet. Pra, Dielli ynë është përafërsisht në gjysmën e jetës së tij”, kanë bërë të ditur shkencëtarët e NASA-s. “Kur kalojnë këta pesë miliardë vjetët, Dielli do të shndërrohet në një gjigant të kuq. Kjo do të thotë se njëkohësisht do të bëhet edhe më i madh e edhe më i ftohtë. Kur kjo gjë të ndodhë, do të jetë ndryshe prej diellit që tani e njohim”
(BBC) – Presidenti amerikan, Jimmy Carter, udhëton në Denver më 3 maj të 1978-s, drejt Institutit për Hulumtimin e Energjisë Diellore.
Në cepin tjetër të globit, po atë ditë, me dhjetëra persona ishin mbledhur në malin Cadillac në Main, në vendin ku rrezet e diellit pretendohej të kishin prekur për herë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në New York, aktori Robert Redfort para një mase po mbante fjalim se si “asnjë shtet nuk mund t’i vërë embargo Diellit”.
Të gjitha këto ngjarje në Shtetet e Bashkuara, por edhe në të gjitha vendet e botës kanë pasur një gjë të përbashkët – atë vit për herë të parë ishte shënuar Dita Botërorë e Diellit, me iniciativë të Carterit.
Që atëherë, shkencëtarët kanë shfrytëzuar çdo moment të mundshëm për të kuptuar sa më shumë për yllin, shkaku i të cilit është krijuar edhe Toka.
Dielli është më shumë se 4.5 miliardë vjet i vjetër, kanë treguar të dhënat e Agjencisë Hapësinore NASA.
Do të shndrisë, vlerësojnë ekspertët, të paktën edhe po kaq vjet.
“Yjet si Dielli ynë shndrisin rreth nëntë deri në dhjetë miliardë vjet. Pra, Dielli ynë është përafërsisht në gjysmën e jetës së tij”, kanë bërë të ditur shkencëtarët e NASA-s. “Kur kalojnë këta pesë miliardë vjetët, Dielli do të shndërrohet në një gjigant të kuq. Kjo do të thotë se njëkohësisht do të bëhet edhe më i madh e edhe më i ftohtë. Kur kjo gjë të ndodhë, do të jetë ndryshe prej diellit që tani e njohim”.
Do të bëhet rreth 2.000 herë më ndritshëm sesa që është tani, kanë thënë ata.
Ky yll ka diametër 109 herë më të madh se Toka dhe është 330.000 herë më i rëndë.
Megjithëkëtë, secilën sekondë të kaluar ai humb nga disa tonë të peshës së vet, me rastin e shndërrimit në dritë dhe energji.
Temperatura e diellit kap nxehtësinë e pabesueshme prej 15 milionë gradësh celsius. Ndonëse dielli nga toka shihet si i verdhë, ky yll në fakt nuk e ka një ngjyrë, por është përzierje e disa syresh.
Dy të tretat e masës së diellit janë të përbëra prej hidrogjenit, përderisa një e treta është helium. Ajrit të diellit i duhen vetëm tetë sekonda për të mbërritur në Tokë, ndërkohë që është i larguar prej saj jo më pak se 150 milionë kilometra.
Çfarë ende hulumtohet rreth Diellit?
Magjepsja nga dielli, pavarësisht krejt këtyre të dhënave të ditura, ende vazhdon. Shkencëtarët vazhdimisht bëjnë përpjekje për të mësuar diçka të re mbi të – kësisoj, në vitin 2020 kanë vrojtuar yllin më të madh deri në hollësitë më të imëta.
Xhirimet e fundit të saj janë realizuar nga kryeqyteti kuban, Havana, nëpërmjet teleskopit solar “Daniel K. Inouye”. Në to arrihet të shihet pluhuri prej vetëm 30 kilometrash largësi.
Nëpërmjet xhirimeve është demonstruar se si ndryshon sipërfaqja e Diellit në një interval kohor prej 10 minutash. Fotografitë e realizuara janë të rezolucionit më të madh deri më tani, ndërkaq në to pamja e tij shfaqet tejet e ngjashme me një lavë aktive që vazhdimisht lëviz.
Ndërkaq ngjyra e saj ndryshon prej të verdhës deri në të kuqen.
Pse kur e shikojmë diellin na duket sikur ndonjëherë është i kuq?
“Esenca është te përhapja e ndriçimit të diellit dhe ajo nuk përhapet barabar”, ka thënë astronomi, Edward Bloomer, nga muzeu mbretëror Grinich. “Secila ngjyrë e ka gjatësinë e ndryshme valore dhe për këtë arsye secila nuancë duket ashtu siç duket”.
Për shembull, e vjollca e ka gjatësinë më të shkurtër valore, përderisa e kuqja atë më të gjatën.
Hapi i radhës është që të kuptohet atmosfera e tokës, shtresat e gazeve – siç është oksigjeni që e thithim – të cilat e rrethojnë planetin dhe e mundësojnë jetën në të.
Bazuar në atë se si drita e diellit kalon nëpër shtresat e ndryshme të ajrit, akëcili prej gazeve që e rrethojnë dhe në dendësi të ndryshme e thyejnë atë dhe ndajnë.
Po kështu, ekzistojnë edhe grimca që mbesin në ajër dhe të cilat, në këmbim, ndikojnë që drita e shpërndarë të kërcejë dhe të refuzohet prej tyre.
Kur Dielli të lindë apo të perëndojë, rrezet e tij përplasen me shtresat e epërme të atmosferës në kënde të caktuara.
Dhe në këto raste krijohet “magjia”.