Lëmsh

"Arka e Noas” (Nuhut) ndodhet në rajonin Agri në Turqi

Agri, 3 prill – Vendndodhja e Arkës së Nuhut (Noas), përfundimisht është në krahinën turke Agri, pohon Erkan Kosedag, autor i librit "Arka e Nuhut, Zbulimi i Shekullit", shkruan Anadolu Agency (AA).

Libri i botuar në turqisht sjell një dimension të ri lidhur me vendndodhjen e Arkës, e cila nuk është përcaktuar përkundër studimeve të shumta nga shkencëtarë të ndryshëm të botës.