Një italian kërkon të shesë këpucë… floriri!

Një italian kërkon të shesë këpucë… floriri!

28 March 2017 15:02

Antonio Vietri ka filluar një sfidë pak të çmendur, të shesë këpucë të qëndisura me flori 24 karatësh dhe tregu i shënjestruar i artizanit nga veriu i Italisë janë vendet e Gjirit.

“Mokasine ngjyrë blu apo të zezë me pjesë prej floriri, ku linja për meshkuj ka lindur në vitin 2016 pas tetë muajsh studime dhe përpjekje”, tregon artizani nga Torinoja.

“Këto janë këpucët e para në botë me flori 24 karatësh”, thekson ai. Floriri, që shfaqet në formën e rripave të vegjël është qëndisur me dorë.

“Veçantia e këtyre këpucëve është se floriri nuk është thjesht i vendosur, nuk është si një aksesor apo një kopës. Floriri është pjesë përbërëse e këpucës, ai është i qepur bashkë me lëkurën”, tregon Antonio Vietri, që këtë vitë nga nxjerrë një linjë “floriri” për femra.

“Vështirësia më e madhe ishte që të gjendej ekuilibri i saktë mes rezistencës së floririt dhe elasticitetit të këpucës”, thotë ai, pasi objektivi mbetet që këpucët mbi të gjitha të jenë të rehatshme.

“Nëse këpuca është shumë e lehtë, floriri këputet. Nëse këpuca është shumë e rëndë, ajo të vret”, vazhdon ai.

Këpucët që kanë 230 gram flori, janë secila palë të veçanta, të bërë krejtësisht sipas këmbës me një analizë të plotë në skaner 3D.

Vlera e këtyre këpucëve lëviz nga 25 000 euro për koleksionin për meshkuj deri në 30 000 për linjën për femra. Madje është e mundur, nëse keni dëshirë të shtoni perla apo diamante.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme