Kuriozitet

Policia angleze përmes autobusëve kërkon shkelësit e rregullave të trafikut

Policia në Angli ka filluar spiunimin e shoferëve që shkelin rregullat e trafikut duke qëndruar nëpër autobusë.

Ky aksion ka filluar në Plymouth të Devonit për të parë nëse shoferët përdorin telefonat gjatë vozitjes ose nëse shkelin rregullat tjera të trafikut.

Ata lajmërojnë kolegët që janë në veturat patrulluese për shkelësit e rregullave.

Aksioni i filluar të premten pasdite dhe të shtunën ka rezultuar me 130 shoferë të dënuar, transmeton Koha.net.

39 shoferë janë kapur duke përdorur telefonat, 36 të tjerë pa rripin e sigurisë dhe shumë të tjerë nuk kanë qenë të siguruar.

53 shoferë raportohet se kanë shkelur shpejtësinë e lejuar ndërsa dy janë arrestuar për përdorim droge gjatë vozitjes.

Image

Image