Ishulli Jeju, një nga 7 mrekullitë natyrore të botës

Ishulli Jeju, një nga 7 mrekullitë natyrore të botës

27 March 2017 15:53

130 kilometra në jug të gadishullit korean, gjendet ishulli Jeju, i cili është ishulli më i madh dhe provinca më e vogël në Korenë e Jugut. Në këtë ishull, siç transmeton Zhurnal, gjendet maja më e lartë e malit në Korenë e Jugut, e njohur si Hallasan dhe vullkani i fjetur, i cili ngrihet 1950 metra mbi nivelin e detit.

Në të ka edhe tunele të lavës (tuba vullkanik), formacione bazalti, shpella me liqene nëntokësore, si dhe 360 ishuj të vegjël vullkanikë satelitë që e rrethojnë ishullin. Koni travertin, Seongsan Ilchulbong është një gjë e rrallë në botë dhe vend ideal për eksplorimin e llojeve të shpërthimeve vullkanike nga të cilat krijohen shkëmbinjtë sedimentarë.

Ky ishull i bukur konsiderohet si çudi e shumëfishtë natyrore, sepse është i mbrojtur nga UNESCO, si pjesë e trashëgimisë botërore. Gjeopark Global dhe Rezervat i Biosferës; në vitin 2011 është shpallur një nga 7 Mrekullitë Natyrore të Botës; nga viti 1966 është gjithashtu Park Kombëtar dhe së fundi, Jeju është i njohur edhe si Ishulli i Dashurisë, kryesisht për shkak të parkut tematik dedikuar dashurisë, të njohur si Loveland.

Në këtë ishull gjenden edhe më shumë se 200 bimë autoktone, 33 specie endemike, 17 lloje gjitarësh, 8 lloje amfibesh, 198 lloje të zogjve dhe mbi 900 lloje të insekteve.

Ky ishull i quajtur shpesh edhe Ishulli i Perëndive, është një destinacion i ëndrrave për biologët, gjeologët dhe për të gjithë shkencëtarët e turistët kuriozë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme