Shpërthen vullkani në Rusi, për herë të parë pas 250 vjetësh

25 March 2017 16:35

Vullkani Kamabalni në gadishullin Kamçatka në Rusi, ka nisur të hedh hi për herë të parë pas 250 vjetësh inaktiviteti.

Kambalny, që gjendet 2,156 metra mbi nivelin e detit, ka nisur të hedh hi të premten mbrëma. Hiri shkoi në mbi 7,000 metra lartësi mbidetare dhe udhëtoi në një distancë prej 255km në drejtim jugperëndimor, raporton RIA Novosti.

Ekipi reagues i Vullkanit Kamchatka (KVERT) i Institutit të Vullkanologjisë dhe Seizmologjisë i Akademisë ruse të Shkencave ka njoftuar kontrolluesit e trafikut ajror për rrezikun nga ngjallja e vullkanit, transmeton Koha.net.

Banorët në fshatin Ozernovskiy, vendbanimi më i afërt rreth 77 km nga vullkani, janë paralajmëruar për kërcënimin.

“Asnjë grup turistësh nuk janë regjistruar në rajonin e vullkanit”, kanë thënë për RIA zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes Civile.

Sipas të dhënave nga Instituti i Vullkanologjisë dhe Seizmologjisë, vullkani për herë të fundit ka shpërthyer më 1769.

Në gadishullin Kamchatka janë mbi 300 vullkane, 29 nga të cilët mendohet të jenë aktivë. Në dhjetor, vullkani më verior, Shiveluch, shpërtheu dhe hodhi hi në ajër në mbi 11 mijë metra lartësi mbidetare.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme