Njeriu i NASA-s që ka ecur në Hënë thotë se “di të vërtetën” rreth alienëve

Njeriu i NASA-s që ka ecur në Hënë thotë se “di të vërtetën” rreth alienëve

25 March 2017 15:24

Teoritë konspirative thonë se ka shenja të panumërta që dëshmojnë se alienët kanë vizituar Tokën, transmeton koha.net.

Megjithatë, një ka njerëzit e paktë që ka shkelur në Hënë thotë se ai e di të vërtetën, dhe se nëse jeta inteligjente do të ishte atje, ata do të kontaktonin njerëzit.

Alan Bean, i cili ishte pilot në bordin e misionit Apollo në vitin 1969, ka propozuar se jeta e avancuar do të ishte “më e mëshirshme e më miqësore” dhe se do të prezantonin ardhjen e tyre ‘paqësore’.

Bean, i cili tani është 85 vjeçar, ishte njëri nga fatlumët që kanë ecur në hënë, transmeton koha.net.

“Unë nuk besoj se ndokush nga jashtë hapësirës ka vizituar tokën”, ka thënë Bean.

“Një nga arsyet se pse unë nuk besoj se ata kanë qenë këtu, është se civilizimi që është më i avancuar, është më altruist e më miqësorë, sikurse toka, në të cilën është më mirë seç ka qenë, kështu që ata do të zbarkonin dhe thoshin “ne kemi ardhur në paqe dhe e dimë nga studimet tona se ju keni kancer që vret njerëz, që ne e kemi zgjedhur atë problem 50 vite më parë, kjo është vegla të cilën e kemi vendosur në gjoks të personave që e shëron atë, ne do të ju tregojmë ju se si ta bëni”.

Bean vazhdoi duke thënë se “ne kur te kemi aftësinë për të udhëtuar në një yll të largët apo planet, 1000 vite nga tani, ne me dashamirësi do ti mësojmë alienët të gjitha mënyrat e shërimit tonë”.

Edhe pse Bean hedh poshtë idenë se jashtëtokësorët kanë vizituar tokën, ai nuk e mohon se ata ekzistojnë.

“Ka kaq shumë miliarda yje dhe ata yje kanë planete rreth tyre, kështu që duhet të ketë statistikisht ka shumë planete rreth shumë yjeve të cilët kanë krijuar jetë”, ka shtuar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme