Lëmsh

Përdorin raketën 3 milionëshe për ta rrëzuar dronin 200 dollarësh

 

Një raketë e ushtrisë amerikane në vlerë prej 3 milionë dollarëve është përdorur për të rrëzuar një dron që kushtonte vetëm 200 dollarë, raporton The Telegraph.

Raketat “Patriot”, me vlerë 3 milionë dollarë, zakonisht përdoren për të shkatërruar objekte që zhvillojnë shpejtësi të zërit, kreu punë të saktë ndaj një droni të lirë, ka njoftuar gjenerali amerikan David Perkins.