Kuriozitet

Në një shkollë të Irlandës kamerat regjistrojnë gjatë natës fenomene të frikshme

Tregimet për fantazma për shumëkënd janë interesante, por fenomenin që është regjistruar nga kamerat gjatë natës në një shkollë të Irlandës vështirë ta shpjegojë kush, transmeton Koha.net njoftimet.

“Kishte ankesa për zhurmën që vinte gjatë natës nga shkolla dhe kur i aktivizuam kamerat pamë se aty po ndodhte diçka e pashpjegueshme”, tha Kevin Barry, drejtor i gjimnazit në Deerpark në Cork të Irlandës.

Siç mund të shihet nga regjistrimet e kamerave, dollapët lëvizin vetvetiu dhe u hapen dyert, librat bien prej tyre, dyert hapen e mbyllen, ndërsa në korridore nuk ka njeri.

Drejtori ka treguar se disa ditë para se të ndodhte fenomeni, një nxënës kishte sjellë në shkollë qenin, por ai ishte frikësuar të kalonte nëpër korridor dhe kishte ikur.

Për këtë shkollë të mesme flitet se ishte mallkuar në vitin 1828, prandaj nuk përjashtohet mundësia që vetë drejtori t’i kontribuojë këtij lloj marketingu, kanë shkruar mediat e atjeshme, transmeton Koha.net.