Kuriozitet

Shkolla pa detyra dhe pa teste

Pa marrë parasysh se si i kujtoni ditët e shkollës, si ditët më të përçudshme, apo më të lumtura të jetës suaj, shtatori secilit të rritur i sjell kujtime të pashlyeshme dhe nostalgji.

Kujtimet kanë të bëjnë me një kohë të definuar nga oraret strikte, mësimet që është dashur t’i mësosh përmendësh dhe detyrat e pashmangshme të shtëpisë, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

Edhe testet kanë qenë pjesë e përditshme të shkollimit të secilit, pa marrë parasysh se ku jeton. Varësisht prej performancës në teste, shpesh një gjë e tillë nënkuptonte hapjen apo mbylljen e dyerve të caktuara.

Tani, paramendojeni një shkollë, në të cilën nxënësit përzgjedhin vetë kurrikulën dhe mësimdhënësit janë më shumë mentorë, që i udhëzojnë nëpër aktivitete dhe lëndë për të cilët fëmijët kanë shfaqur interes.

Në vend të detyrave të shtëpisë dhe testeve, fëmijët do të stimulohen të shkruajnë, të merren me art, apo të krijojnë ndonjë gjë, të cilën e duan, duke u inkurajuar vazhdimisht që të bëjnë edhe më shumë.

Një valë e re shkollash po rritet gjithnjë e më shumë, posaçërisht në SHBA, shumica prej të cilave kanë hequr dorë nga stili tradicional i të mësuarit, tek një arsimim më i personalizuar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.