Një zyrtare në Chicago është dënuar me nëntë vjet burgim pasi u deklarua fajtore për vjedhje të krahëve të pulës në vlerë 1.5 milionë dollarë, raporton ‘The Guardian”.
Vera Liddell, drejtoreshë për shërbimet e ushqimit për shkollat në “Harvey District 152” pranë Chicagos vodhi sasi të madhe të ushqimit të shpejtë gjatë pandemisë dhe pas pandemisë, kur krahët e pulës ishin destinuar për fëmijët që po mbani mësim në distancë, por që ende po merrnin ushqimet nga shkollat, raporton televizioni “WGN”.
Në total, Liddell 68-vjeçare, raportohet se i porositi më tepër se 11 mijë paketime me krah pule nga ofruesi i ushqimeve për shkollat e qarkut ku ishte përgjegjëse dhe më pas e mori porosinë vetë në një furgon mallrash të qarkut. Kjo u quajt një skemë masive mashtrimi. Skema zgjati nga korriku i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2022.
Vjedhja u zbulua gjatë një auditimi rutinor, kur u zbulua se kostot vjetore të shërbimit të ushqimit ishin 300 mijë dollarë mbi buxhetin kur kishte kaluar vetëm gjysma e vitit shkollor.