Kuriozitet

Zbulohet misteri i tingujve që lëshojnë balenat

Studiuesit kanë zbuluar se si disa nga balenat më të mëdha në oqean prodhojnë tingujt e tyre kompleksë.

Balenat kanë evoluar strukturën e tyre në formë u-je, që është e shtresuar me dhjam dhe ndodhet mbi laring.

Ajo ndryshe njihet si “kutia e zërit” dhe u mundëson atyre të lëshojnë zëra nën ujë.

Zbulimi i ri, i publikuar në revistën “Nature”, ka zbuluar gjithashtu pse tingujt që lëshojnë në oqean janë bezdisës për vetë balenat.

Shkencëtarët kanë studiuar “kutinë e zërit” te tri balena të ngordhura, të tri llojeve të ndryshme.

Tingujt e balenave janë kufizuar në një frekuencë të ngushtë që bllokohet nga zhurma e prodhuar nga anijet.

“Tingujt janë absolutisht kyç për mbijetesën e tyre, sepse është e vetmja mënyrë që ato mund ta gjejnë njëra-tjetrën për t’u çiftëzuar në oqean”, ka shpjeguar Coen Elemans, që drejtoi studimin mbi balenat.

Balenat që lëshojnë tinguj janë një grup që përbehet prej 14 llojeve. Se si ato prodhojnë tingujt kompleksë ka qenë një mister deri tani. Studiuesit janë shprehur shumë të entuziazmuar që kanë arritur ta zbulojnë këtë.

Studimi nuk është përfundimtar, por ekspertët thonë se zbulimi do t’i orientojë kërkimet e ardhshme në mënyrën se si balenat komunikojnë dhe identifikon një mënyrë të re të krijimit të tingujve që nuk është parë në asnjë kafshë tjetër.

Elemans, thekson se kafshët kanë përshtatur kutitë e tyre të zërit gjatë dhjetëra miliona viteve për të krijuar tinguj nën ujë.

Ndryshe nga njerëzit dhe gjitarët e tjerë, balenat nuk kanë dhëmbë apo korda vokale.

Kjo anatomi vokale u lejon balenave të lëshojnë tinguj këndojnë duke e nxjerrë ajrin dhe duke parandaluar futjen e ujit brenda.

Studimi tregon se zhurma e anijeve në oqean i pengon balenat të komunikojnë në distanca të largëta.