Kuriozitet

Pse aeroplanët kanë zakonisht karrige të kaltra?

Trendi i përdorimit të karrigeve të kaltra në aeroplan ka nisur disa dekada më parë dhe vazhdon të jetë aktual.

Linjat më të njohura ajrore zgjedhin karriget e kaltra pasi kjo ngjyrë ka efekt psikologjik pozitiv te pasagjerët.

Nigel Good, dizajner i njohur në fushën e aviacionit, thekson se qëllimi kryesor i tyre është të nxjerrin në pah markën e linjës ajrore, por shqetësimi kryesor, sipas tij, është krijimi i një interieri të rehatshëm që ofron mjedis të këndshëm dhe redukton stresin gjatë udhëtimit.

Good thekson se ngjyra blu ka efekt qetësues dhe synohet të krijojë përvojë më pak stresuese për pasagjerët. Kjo ngjyrë promovon qetësinë dhe sipas Angela Wright, autore e “A Guide to Color Psychology”, e kaltërta lidhet me atribute pozitive si besimi, efikasiteti, gëzimi dhe freskia.

Wright shton se, duke pasur parasysh ankthin e shpeshtë gjatë fluturimit, e kaltërta u zgjodh për efektin relaksues dhe qetësues.