Nga jashtë, Thoravej 29 në veriperëndim të Kopenhagës mund të mos duket shumë vend tërheqës.
Por nëse i hidhni një sy brenda dhe do të gjeni arkitektë dhe punëtorë që rinovojnë dhe ripërdorin elementet e ndërtesës - në thelb, kjo nënkupton se ndërtesa “po riciklohet vetë”.
“Ne e shfrytëzuam këtë mundësi për të parë se sa shumë ishim në gjendje të ripërdornim në vend, sepse menduam se ishte një agjendë shumë urgjente në arkitekturë”, shpjegon Soeren Pihlmann, themeluesi i Pihlmann Architects.
“Këto dy vitet e fundit kur zhvilluam këtë projekt kanë qenë me të vërtetë një diskutim i gjatë me klientin, si për shembull se si duhet t’i ripërdorim gjërat dhe si mund ta bëjmë këtë në një mënyrë atraktive dhe të kuptueshme”.
Thoravej 29 u ndërtua fillimisht në vitet 1960 dhe u përdor si zyrë departamenti nga Qyteti i Kopenhagës.
Tani është vendosur të bëhet një qendër arti dhe komuniteti, me shfaqje skenike, ekspozita dhe një kafene.
Me një fokus të fortë në qëndrueshmërinë, arkitektët po përpiqen të ripërdorin sa më shumë materiale nga ndërtesa e vjetër që të jetë e mundur.
Pra, në vend që të hedhin materiale, ata po i ripërdorin ato – pjesë të dyshemesë, për shembull, po ripërdoren si shkallë dhe mobile. Pllakat e tepërta të fasadës do të ruhen për dysheme.
UNEP thotë se vetëm betoni, çeliku dhe alumini janë përgjegjës për 23% të emetimeve të përgjithshme globale.
