Lëmsh

Momenti kur gjarpri shpëton nga një kënaçe

 

Një gjuetare gjarpërinjsh australian ua ka rikujtuar banorëve të shtypin kënaçet e pijeve përpara se t'i hedhin, pasi shpëtoi një gjarpër të cilit i kishte ngecur koka në një kënaçe të një pije energjike.

Olivia Dykstra e Snake Catcher Tasmania postoi fotografi në Facebook duke treguar shpëtimin e një gjarpri helmues i cili u gjet me kokën e tij të mbërthyer brenda një kënaçeje të një pije energjike.