Kuriozitet

Rekord folesh të breshkave të detit

Këtë vit, pavarësisht shqetësimit në rritje nga ndryshimet klimatike, foletë e breshkave të detit kanë thyer rekord.

Në Florida, sipas statistikave paraprake shtetërore, janë gjetur më shumë se 133.840 fole breshkash të detit, duke thyer kështu rekordin e vitit 2016.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe për breshkat e gjelbra, ku vlerësimi i të paktën 76.500 foleve është shumë më i lartë se niveli i mëparshëm i vitit 2017.

Ekzistojnë shtatë lloje të breshkave të detit dhe të gjitha konsiderohen ose të rrezikuara ose të kërcënuara nga faktorë të ndryshëm.

Breshkat dalin në breg në netët e verës, gërmojnë gropa në rërë dhe i depozitojnë dhjetëra vezë. Më pas i mbulojnë vezët prapë me rërë dhe kthehen në det.

Vezët përballen me një mori kërcënimesh natyrore, duke përfshirë grabitqarët në tokë dhe në oqean, si dhe dështimin për të arritur në ujë pas çeljes.

Ndryshimet klimatike i kanë shtuar këto sfida, si shkak i rritjes së nivelit të detit dhe stuhive më të fuqishme tropikale.

Ekspertët thonë se gjatë miliona viteve, breshkat janë përshtatur me ndryshimet klimatike, por ndryshimet e sotme janë shumë më të shpejta dhe mund të ndodh që evolimi i breshkave të mos jetë në hap me këto ndryshime.