Në vitin 2015, David Hole po ecte në parkun rajonal Maryborough, afër Melbournet në Australi.
Ai aty zbuloi diçka të pazakontë, një gur të rëndë që qëndronte mbi tokë.
Ai e mori atë në shtëpi dhe provoi ta thyente, i sigurt se kishte ar brenda gurit.
Provoi çdo gjë, por nuk mundi ta thyente assesi. Kjo sepse ajo që provonte ta hapte nuk ishte ar, shkroi Sciencealert.
Siç zbuloi vite më vonë, guri ishte një meteorit i rrallë. Kjo iu konfirmua edhe kur e dërgoi në muze për ta ekzaminuar.
Meteoriti 4.6 miliard vjet i vjetër u quajt Maryborough. Peshon 17 kilogramë.