Të gjitha korsitë e një autostradë në North Carolina të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mbyllën kur u përmbys një kamion me 18 rrota që po bartte trungje të drurëve.
Upi shkroi se Departamenti i Transportit dha njoftimin, duke thënë se kamioni u përmbys në zonën Caldëell, por fatmirësisht s’pati të lënduar në këtë aksident.
Sipas informatave të para, kamionit transportues i dështuan frenar dhe shoferi s’pati mundësi të ngadalësonte mjetin.
Trafiku u ndalua për disa orë dhe ekipet e pastrimin u morën me largimin e trungjeve nga rruga.