Të mërkurën, më 30 gusht, do të shfaqet "superhëna", term që i referohet hënës, kur ajo ndodhet në pikën më të afërt me tokën.
Kjo pritet të ndodhë në orën 12 të mesditës, të mërkurën, kur hëna mbërrin në pikën e saj më të afërt në orbitë të saj në raport me tokën. Pas kësaj, 9 orë e 36 minuta më vonë, hëna do të jetë e plotë.
Edhe pse njihet si “superhëna e kaltër”, nëse nuk ka të pranishme ndonjë gjendje atmosferike të pazakontë si pluhuri i ajrit, hiri apo tymi, hëna nuk do të duket e kaltër por në ngjyrën e saj normale të verdhë në të bardhë.
Edhe pse një hënë e plotë teorikisht zgjat vetëm një moment, ai moment është i papërfillshëm t’u dalluar vetëm nga një vëzhgim i zakonshëm. “Space” ka shkruar se për një ditë ose më shumë para dhe pas, shumica e njerëzve hënën gati të plotë e shohin si "të plotë". Kjo sepse shiriti i hijezuar i hënës është aq i ngushtë dhe ndryshon gjerësinë aq ngadalë, saqë është e vështirë për syrin e njeriut ta dallojë nëse është i pranishëm apo në cilën anë është.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi