Harta e pazakonshme: Sikur planetët të ishin kontinente

Harta e pazakonshme: Sikur planetët të ishin kontinente

17 August 2017 21:20

Ish-programuesi i NASA-s dhe robotisti Randal Munro ka krijuar një hartë të pazakonshme, duke e zgjeruar hartën e botës, në të cilën ka prezantuar planetët dhe trupat e tjerë qiellorë si kontinente, duke i krahasuar ato mes veti dhe me kontinentet ekzistuese, transmeton Koha.net.

Planetet janë të ndarë nga kontinentet e Tokës me oqeane dhe të renditura njëra pranë tjetrës sipas sipërfaqeve së tyre.

Në hartë shihet qartë, siç dihet në fakt, se hëna e Jupiterit Ganimed dhe hëna e Saturnit, Titani, secila veç e veç janë më të mëdha se Merkuri.

Po ashtu, hëna e Jupiterit, Europa, është përafërsisht e njëjtë me sipërfaqen e kontinentit të Afrikës, ndërsa hëna e Saturnit, Enceladusi mezi është më e madhe se Japonia.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme