Kuriozitet

Franca ndan bonus për ata që qepin rroba në vend se të blejnë të reja

Franca po lanson një skemë në formë bonusesh për të bindur konsumatorët që të qepin rrobat dhe këpucët e përdorura në vend që t'i hedhin dhe të blejnë të reja, shkruan BBC.

Nga tetori, bonusi do të vijë në formën e një zbritjeje për qepje me vlerë midis 6 deri 25 euro.

Berangere Couillard, e cila është ministrja e re e Ekologjisë, u ankua se 700 mijë ton veshje përfundonin në deponi në Francë çdo vit.

Qeveria do të kontribuojë me 154 milionë euro për financimin e bonusit gjatë pesë vjetëve.

Refashion, një grup të cilit i është kërkuar të krijojë skemën, thotë se 3.3 miliardë artikuj veshjesh, këpucësh dhe tekstile shtëpiake dolën në treg vitin e kaluar në Francë.

Por jo të gjithëve u bën përshtypje qasja e qeverisë, veçanërisht bizneseve të cilat kundërshtojnë skemën.

Industria e modës është një nga sektorët më të mëdhenj të Francës, me rreth 66 miliardë euro xhiro vitin e kaluar dhe mijëra vende pune.

Megjithëse Franca është eksportuesi i katërt më i madh i modës në BE, industria ka pasur rënie vitet e fundit. Faqja e internetit Fashion United thotë se në vitin 2020, konsumatorët francezë shpenzuan mesatarisht 430 euro për veshje, nën mesataren e BE-së.