Ashtu si shumë artistë të rinj, edhe Tee Peters po shfrytëzon fuqinë e Inteligjencës Artificiale për të krijuar muzikë, raporton agjencia “AP”.
Inteligjenca Artificiale po e ndihmon atë të miksojë këngët, por edhe të krijojë materiale të tjera promovuese.
“Inteligjenca Artificiale për mua është asistenti perfekt për kohën në të cilën jemi tani”, thotë Peters.
Inteligjenca Artificiale, ndër të tjera, ka kosto shumë të ulët, e kjo është edhe një arsye shtesë për artistët e rinj që ta përdorin atë.
Youth Music anketoi rreth 3 mijë muzikantë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe zbuloi se 63 për qind e tyre përdorin Inteligjencën Artificiale në proceset e tyre krijuese.
Nga ana tjetër, ka të tjerë njerëz që përdorimin e Inteligjencës Artificiale në muzikë e kanë pritur me shqetësim.
Kantautori Paul Martin është i shqetësuar se Inteligjenca Artificiale do t’ia humbë muzikës veçantinë e saj.
“Muzika supozohet të vijë nga zemra ose shpirti, supozohet të jetë një lloj frymëzimi", thotë ai.
Ata që përdorin Inteligjencën Artificiale po pretendojnë se ajo nuk ndikon në krijimtarinë e tyre dhe është thjesht një ndihmë shtesë për procesin e krijimit të muzikës.
Përgatit: Forca Jashari
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.