Fëmija ndërpreu ndeshjen e futbollit duke “vjedhur” flamurin e këndit
Një ndeshje futbolli e femrave u ndërpre për pak momente, pasi një vajzë e vogël u fut në fushë dhe mori flamurin e këndit, shkroi Upi.
Ndeshja mes Cork City Women dhe Dublin’s Waves në Fermoy të Irlandës, u ndërpre në minutën e 44-të, kur fëmija kureshtar e hoqi flamurin nga këndi dhe iku me vrap.
Futbollistet, por edhe nga publiku, i thirrën që të ndalej dhe ta kthente flamurin, por ajo nuk i dëgjoi.
Momenti ku shihej vajza që ikte me flamur u publikua në Facebook, ndërsa u bë e ditur se flamuri iu mor asaj nga dora. Loja vazhdoi dhe ekipi fitues në fund të ndeshjes ishte Cork City.