Prishtina nuk është më kryeqytet pa lumë. Të paktën në sytë e artistit Albian Gagica.
Në një fotografi në Facebook, Gagica e ka bërë kryeqytetin me “lumë” në qendër.
“Po e postoj për gjeneratat e reja që s’kanë mrri me e pa lumin në qendër se nuk na besojnë masnej. #Prishtinaepërjetimeve”, ka shkruar ai në Facebook.
Gagica është dizajner i njohur në vend. Pos autorësisë i shumë logove, ai njihet edhe për krijimin e logos së FSK-së dhe atë të festimit të 15-vjetorit të Pavarësisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.