Momenti kur harku i një violinisti me vlerë 30,000 dollarë u thye gjatë një koncerti, është kapur në kamerë gjatë transmetimit direkt.
Harku i Stefan Jackiw u thye gjatë performancës me Orkestrën “Bournemouth Symphony”.
Reagimi ishte i menjëhershëm. Harku u zëvendësua në sekonda dhe Jackië vazhdoi të luante në violinë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, shkroi BBC.
Por, ai ka thënë se ndërsa harqet mund të duken të njëjtë për sy, “ndjenja ishte shumë e ndryshme” kur luante me harkun mijëra dollarësh dhe atë që e zëvendësoi.