Kuriozitet

Deti më i vogël në botë ndodhet në Evropë

Sipas Librit të Rekordeve Guinness, Deti Marmara, që gjendet në Turqi, është më i vogli në botë. Deti në miniaturë ka një sipërfaqe prej 11.350 km² me një thellësi mesatare rreth 494 metra, shkruan "Sciencedirect".

Deti Marmara është i lidhur me Detin Egje nëpërmjet Dardaneleve, si dhe Bosfori me Detin e Zi. Deti i brendshëm midis Evropës dhe Azisë është pjesë e kufirit të brendshëm euroaziatik.

Deti Marmara ka marrë emrin pas ishullit më të madh në anën jugore të tij, i cili quhet Ishulli Marmara sepse është i pasur me mermer.

Në këtë det ka edhe tërmete të mëdha, siç ishte ai i gushtit të 1999-s, që njihet edhe si “tërmeti i Marmarasë”. Epiqendra e tij ishte rreth brigjeve të Marmarasë.