Një çift ishte në prag të kurorëzimit kur gruas i ndodhi një e papritur. Asaj iu fut një grerëz i madh nën fustan në pjesën e shpinës, pak para se të jepte betimin e martesës.
Gruaja që s'iu bë e ditur emri, nuk ndihej rehat dhe gjatë tërë kohës lëvizte.
Asaj i doli në ndihmë burri i saj i ardhshëm, duke reaguar për t'i hequr insektin.
Pas disa tentativash, gruaja shpëtoi dhe s'u bë e ditur nëse u pickua nga grerëza. Gjithçka më pas vijoi normalisht.