Kuriozitet

Takim sy më sy me ariun e zi, tmerrohet amerikani

Një banor nga Karolina e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tmerrua kur para vetes pati një ari të zi, shkroi Upi.

David Oppenheimer po qëndronte i shtrirë në oborrin e shtëpisë, kur papritmas ariu u shfaq, e ai u frikësua, derisa s'guxoi të lëvizte. Por, kafsha qëndroi aty për pak sekonda dhe u largua

Krejt kjo është filmuar nga kamerat e sigurisë që gjendeshin në atë pjesë të oborrit. Ariu s’është parë më pas.

Oppenheimer u shpreh se në atë zonë qarkullojnë arinj dhe janë shumë miqësorë.