Qytetarët e ndershëm të Tokios kanë dorëzuar në polici vitin e kaluar një rekord prej afër 28 milionë euro të humbura – një mesatare prej 76 mijë eurosh në ditë.
Agjencia Kombëtare e Policia japoneze ka thënë së shuma është më e madhe se një vit më parë, raportoi Guardian.
Policia ka thënë se paratë e humbura u janë rikthyer shumë personave, por ato që nuk e kanë gjetur të zotin shpesh u janë dhënë atyre që i kanë raportuar si të humbura.
Po ashtu, 3 milionë gjësende janë dorëzuar në polici më 2022. Patentë shoferët dhe format e tjera të kartave të identifikimit ishin me numrin më të madh të humbura, pasuar nga kartelat e autobusëve. Aty përfshihen edhe dorëzat dhe pjesë të tjera veshjesh.
Sipas ligjit të Japonisë, çdokush që gjen para duhet t’i dorëzojë në polici, por mund ta marrin një shpërblim nga 5 deri 20% nëse merret nga pronari i tyre.