Kuriozitet

Kjo mund të shihet vetëm në Ballkan, skena që po i shkrin së qeshuri njerëzit

Nëse gjeni veten mes Sarajevës dhe Tuzlës, mos u befasoni nga bllokimi i trafikut.

Por befasohuni nga arsyeja e bllokimit.

Një fotografi ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale në Bosnjë e Hercegovinë dhe ka nxitur reagime të qeshurash nga përdoruesit.

Aty shihet një copë rruge para një shtëpie private e cila është bllokuar për qarkullim.

E në mes të asfaltit, një grua lan tepihun e shtëpisë. Dhe kjo, shkruan Index, me të vërtet mund të ndodhë vetëm në Ballkan.