Një fluturim i kompanisë Emirates nga Tokio në Dubai, më 19 janar u ul me një udhëtar shtesë në bord, pasi një pasagjere lindi gjatë udhëtimit.
Një grua lindi në fluturimin 12 orësh të natës EK 319, i cili u ul në orar pavarësisht urgjencës mjekësore, konfirmoi linja ajrore për CNN.
Pasagjerja dhe foshnja u ndihmuan nga ekuipazhi i kabinës së Emiratës, të cilët të gjithë marrin trajnime për përgjigjen mjekësore në mënyrë që të përballen me situata të tilla si lindjet e foshnjave ose sulmet në zemër.
Emirates i tha CNN se nëna dhe foshnja “ishin në gjendje të qëndrueshme dhe pas mbërritjes në Dubai, u takuan nga stafi mjekësor lokal”. Shëndeti dhe siguria e ekuipazhit dhe pasagjerëve tanë është e një rëndësie të madhe”.
Lindjet në aeroplanë janë relativisht të rralla. Politika e Emirates kur bëhet fjalë për udhëtaret shtatzënë është e ngjashme me atë të shumë linjave të tjera ajrore komerciale: Udhëtarët mund të fluturojnë deri në muajin e shtatë të shtatzënisë, përveç nëse kanë ndonjë ndërlikim ose shqetësim mjekësor.
Pasagjerët që janë 29 javë shtatzënë ose më shumë duhet të dërgojnë një certifikatë mjekësore ose një letër të nënshkruar nga mjeku ose mamia e tyre dhe askush nuk lejohet të udhëtojë pas javës së 32-të të shtatzënisë së shumëfishtë ose javës së 36-të të shtatzënisë së vetme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.