Një burrë indian shpenzoi mbi 28 mijë euro për një kopje silikoni të gruas së tij në përmasa reale, pasi ajo vdiq.
Tapas Sandilya humbi bashkëshorten e tij, Indrani nga COVID-19 në maj të vitit 2021 dhe vendosi të porosiste kopjen në mënyrë që gruaja e tij të ishte gjithmonë e pranishme në jetën e tij.
Replika prej 30 kg është zbukuruar me një sari mëndafshi dhe stoli dhe qëndron në vendin e saj të preferuar në shtëpinë e çiftit në shtetin e Bengalit Perëndimor.
Sandilya pretendon se ai po plotëson dëshirat e gruas së tij me kopjen pasi ajo i kishte kërkuar që të ndërtonte një statujë të saj në rast vdekjeje.
“Ne vizituam tempullin Iskcon në Mayapur një dekadë më parë dhe nuk mund të ndalonim së admiruari statujën e gjallë të themeluesit të urdhrit AC Bhaktivedanta Swami”, ka thënë Sandilya për gazetën “The Times of India”.
“Atëherë Indrani më tregoi dëshirën e saj për një statujë të ngjashme nëse do të vdiste para meje”, ka bërë të ditur ai.