Lëmsh

Grabitësit thirrin policinë që t’u ndihmojnë me bartjen e sendeve të vjedhura

 

Policët në Florida arrestuan dy hajdutë të paaftë, pasi njëri dyshohet se thirri ndihmën e shpejtë, me qëllim që t'i kërkonte policisë ndihmë për të lëvizur sendet nga një shtëpi në të cilën kishin hyrë, thanë autoritetet.

Zinxhiri i ngjarjeve filloi të shpaloset rreth orës 1 të mëngjesit të së shtunës në Kissimmee. Një dyqan zbritjeje “Dollar General” u grabit dhe u vodhën "shumë sende", tha zyra e sherifit të qarkut Polk, duke dokumentuar incidentin e supozuar në një deklaratë arrestimi dhe një postim në Facebook.